Gjenden 625 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 2 kryetarë fshatrash

18 Maj 2025 | 13:15

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Në kuadër të policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, u gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive  administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike kanabis sativa.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për  kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir, shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë kanabisi. Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë kanabisi”, bëri me dije policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026