Goditen 2 raste të trafikimit të drogës, Policia e Tiranës sekuestron 7.7 kg kanabis

26 Prill 2025 | 09:23

Në një operacion të koordinuar nga Policia e Tiranës, janë sekuestruar 7.7 kg kanabis me përqindje të lartë THC, ndërsa është arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për pjesëmarrje në këtë veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacioneve të koduar si “Dërgesa 1” dhe “Dërgesa 2”, Policia e Tiranës, së bashku me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Prokurorinë e Tiranës dhe Forcën e Posaçme Operacionale, ka goditur dy raste të trafikimit të lëndëve narkotike brenda 24 orëve.

Në operacionin “Dërgesa 1”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale R. H., 32 vjeç, i cili po merrte dy pako me rreth 4 kg kanabis në një degë postare në Elbasan. Pakoja e sekuestruar kishte një përqindje të lartë THC, që nënkupton një nivel të lartë të substancës narkotike.

Në operacionin e dytë, “Dërgesa 2”, u identifikua dhe shpall në kërkim shtetasi me iniciale  F. I., 21 vjeç, i dyshuar se po merrte një pako me rreth 3.7 kg kanabis në një degë postare në Vorë.

Ky është operacioni i pestë i goditur gjatë kësaj jave nga Policia e Tiranës lidhur me trafikimin e kanabisit, ku në total janë sekuestruar rreth 10 kg lëndë narkotike dhe janë identifikuar 8 shtetas të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se po punohet për kapjen e 21-vjeçarit dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që kanë porositur lëndën narkotike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026