EMRI/ I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet
Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 03:34, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri Qani Hamit Muça, në tualetin e dhomës së tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë-Krujë.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku Muça qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.
Shkak për alarm u bë vonesa e pazakontë e tij në tualet, e cila u vu re nga një tjetër i paraburgosur që më pas hapi derën dhe e gjeti Muçën të vetëvarur në pjesën e grilës së ajrimit. Menjëherë u njoftuan shërbimet e sigurisë dhe ndihmës-mjeku i institucionit, ndërsa në vijim u informuan Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).
Grupet hetimore mbërritën në vendngjarje rreth orës 04:00 dhe nisën procedurat për dokumentimin dhe hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Qani Hamit Muça, i lindur më 2 korrik 1967 në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe pa precedentë penalë të mëparshëm. Ai ishte arrestuar më 12 gusht 2024 për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Më 28 shtator 2024, ai ishte transferuar nga IEVP “Jordan Misja” në burgun e Fushë-Krujës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së të ndjerit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus