Presidenti dhe lideri i opozitës në RMV takohen pas 9 muaj komunikim të ngrirë
Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski takohen pas nëntë muajsh komunikim të ngrirë për të diskutuar gjendjen aktuale politike.
Pendarovski tenton që të pajtojë mazhorancën dhe opozitën sidomos për ngjarje për të cilat ka qëndrime krejtësisht të kundërta siç është kualifikimi i dhunuesve të 27 prillit të cilët kishin lënduar rëndë deputetë e gazetarë, pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit në vitin 2017.
Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski insiston se të dënuarve me dënime të larta me burg duhet t’u jepet shans i dytë gjatë një rigjykimi, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski përkrahë idenë e rigjykimit por jo të faljes.
“Sipas meje, bëhej fjalë për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit e jo vepër penale terrorizëm. Nuk dua të dal jashtë korrnizës së formulimit që e ka bërë gjykata. Falje për persona që kanë bërë vepër penale pa precedent në Evropën bashkëkohore nuk vjen parasysh, sepse faji i tyre në këtë proces është dëshmuar pa dyshime. Nëse dikush nuk është i kënaqur ka mundësi për ankesa, nëse keni argumente të reja mund të ankoheni në gjykatë dhe ajo vendosë”, u shpreh Pendarovski.
Lideri i opozitës në RMV, Hristijan Mickoski insiston që të dënuarit për 27 prillin nuk janë terroristë dhe se kanë të drejtë për një rigjykim.
“Për fat të keq ne kemi politikanë që bëjnë porosi politike dhe gjykatës të cilët i zbatojnë këto kërkesa. Një gjykatës i tillë sot është në Gjykatën Kushtetuese. Ajo që po e kërkoj unë nuk është mëshirë, as amnisti, por është drejtësi e cila mund të kërkohet nga Gjykata Supreme apo Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut, pasi që të marrin vendimin zyrtar të shkallës së dytë në Apel”, shprehet Mickoski.
Presidenti do të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev për të zbutur marrëdhëniet mes dy partive më të mëdha maqedonase.
Lidhur me veprimet e dhunuesve të 27 prillit që plagosën deputetin Zijadin Sela, i cili luftonte për jetë për ditë të tëra, dhe lënduan dhjetëra gazetarë e punonjës të Kuvendit, komentoi edhe lideri i partisë shqiptare në pushtet BDI.
Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për 27 prillin dhe thotë se ngjarja nuk është akt terrorist, por dhunë. Ahmeti më 27 prill nuk ishte prezent në Kuvend, pavarësisht se po zgjidhej për kryetar Kuvendi bashkëpartiaku i tij, Talat Xhaferi, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian