Mbyllet procesi i votës së diasporës, Balla: Mbi 200 mijë vota të vlerësuara

20 Maj 2025 | 11:59

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ka folur nga Parku Olimpik lidhur me mbylljen e procesit të votës së diasporës për votën preferenciale.

“Në mbyllje të procesit ku janë vlerësuar dhe numëruar mbi 200 mijë vota nga diaspora, dua të falenderoj bashkëatdhetarët kudo në botë për pjesmarjen në këto zgjedhje dhe regjistrimin e tyre si votues nga jashtë.

Shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi. Në 246 mijë bashkëatdhetarë të regjistruar, mbi 200 mijë ishin ata që i kthyen zarfat dhe kjo krahasuar me vendet e tjera  të cilat përdorin një sistem të ngjashëm, është një përqindje shumë e lartë.

Falenderoj ata që besuan dhe mbështetën PS-në për të vijuar rrugëtimin tonë historik drejt anëtarësimit në BE.

Kjo javë ka qenë një kontekst i bukur dhe hisotorik pasi pas zgjedhjeve, Tirana u shndërrua në kryeqytet Evropian duke pritur Samitin më të madh edhe për nga pjesmarrja e udhëheqësve të zhvilluar deri tani nga Komuniteti Politik Europian”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026