SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge, arrestohet 33-vjeçari

21 Maj 2025 | 11:38

Oficerë të Policisë së Shtetit belg, SPAK, BKH dhe specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Berat, kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në 4 banesa në qytetin e Kuçovës.

Kontrollet janë kryer në lagjet “11 Janari” dhe “1 Maji”, në kuadër të një letërporosie të autoriteteve belge. Bashkë me grupet shqiptare të kontrollit ishin edhe efektivë të policisë belge.

Fillimisht, kontrollet u ushtruan në banesat e tre familjeve me mbiemrin Zeneli (dy vëllezër dhe një kushëri) në lagjen “1 Maji”, ku nuk u gjet asgjë e kundërligjshme. Më pas, kontrolli u përqendrua në banesën e shtetasit Hyda Vila, në lagjen “11 Janari”.

Gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit Hyda Vila, u gjetën dhe u sekuestruan një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi për automjet greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe një pajisje elektroshoku dhe disa fishekë arme gjahu.

Shtetasi Hyda Vila u arrestua, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Burime konfidenciale pranë DVP Berat konfirmojnë se letërporositë nga autoritetet belge kishin për qëllim verifikimin e pasurive (të luajtshme dhe të paluajtshme) si dhe kontrollin për sende të kundërligjshme apo shuma parash të përfituara nga aktivitete kriminale, pasi këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në Belgjikë.

Njoftimi i policisë

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç. Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026