“Këshilli Bashkiak ta shkarkojë Veliajn”, Manjani-Bashës: E vetmja mënyrë është…

22 Maj 2025 | 22:07

Të ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i sigurisë Faik Basha dhe juristi Ylli Manjani kanë diskutuar këtë të enjte lidhur me mënyrën se si mund të largohet Erion Veliaj nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Faik Basha tha se “Këshilli Bashkiak duhet ta shkarkojë Erion Veliajn dhe Këshilli i Ministrave duhet të shpallë vendin vakant”.

“Një institucion që ka peshë të rëndësishme në jetën e qytetarëve të qëndrojë pa drejtues për më shumë se tre muaj, për mua është kolaps”,-tha Basha.

Juristi Manjani tha se kjo nuk do të ishte një zgjidhje ligjore, pasi kjo do të zvarritej, sepse Veliaj do e ankimonte në Gjykatën Kushtetuese dhe koha do kalonte.

Sipas Manjanit e vetmja mënyrë që Veliaj të largohej nga Bashkia e Tiranës, është që ai vetë të japë dorëheqjen.

“E vetmja mënyrë që Bashkia e Tiranës të shkojë në zgjedhje është që Erion Veliaj të jap dorëheqjen, të konstatohet vendi vakant e më pas të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë e shpejtë, praktike, politike dhe pa debat”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentin e Parlamentit Europian, duke sqaruar se ai nuk ka lidhje me Zvërnecin apo me peizazhin e mbrojtur...
14:43 | 18/06/2026

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret katër herë seancën pas tensioneve në Kuvend

Tensione janë regjistruar në Kuvend gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë penguar zhvillimin normal të...
12:55 | 18/06/2026

Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve

Parlamenti Europian ka miratuar një ligj të ri që synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Bashkimin Europian, në një votim...
14:27 | 17/06/2026