Duke ngrënë krudo në resortin luksoz, momenti i arrestimit të të “fortëve” në Lalëz
23 Maj 2025 |
11:14
Një operacion i mirëorganizuar nga Policia e Shtetit ka çuar në arrestimin e shtatë personave me precedentë të rëndë penalë, tre prej të cilëve të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni u zhvillua në ambientet e një resorti luksoz në Gjirin e Lalzit, ku të ndaluarit u kapën në befasi teksa po drekonin.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur forcat operacionale ndërhyjnë të armatosura në restorant. Në sfond dëgjohen urdhrat e oficerëve që kërkojnë nga personat në tavolinë të shtrihen për tokë. Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për praninë e individëve në kërkim në zonë.
Kush janë të arrestuarit:
- Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës – i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, me urdhër nga Gjykata e Breshias. I arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole.
- Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër – i kërkuar nga SPAK me masë sigurie “arrest në burg” për disa akuza të rënda përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për vrasje. U kap me dokumente të falsifikuara dhe një armë me fishek në fole.
- Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë – në kërkim për trafikim mjetesh motorike dhe përfshirje në një hetim për vrasje në Shkodër. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri në çantën personale.
- Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet – akuzohet për mbajtje pa leje të armëve, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit. Iu sekuestrua një armë zjarri dhe municion.
- O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për moskallëzim dhe përkrahje të autorit të krimit.
- F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat akuza.
- A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për të njëjtat vepra penale.
Lajme të Sugjeruara
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit