Euronews siguron dosjen e plotë të operacionit “Ura”, si funksiononte grupi kriminal
Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë të operacionit “URA” ku jepet një panoramë më e qartë sesi funksiononte grupi kriminial dhe nënndarjet e tij. Në një rast u tentua të trafikohej kokainë nga Peruja në valixhet e trupave diplomatik ndërsa në Rotherdam u kap një sasi prej 2.2 tonësh drogë.
Zbardhen episodet e tjera në dosjen e plotë e SPAK për grupin e Durrësit të drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si “Visi i Pojës” i cili i shpëtoi arrestimit gjatë operacionit “ura” në bashkëpunim me antimafien e Barit.
Në bisedat e zbardhura në SKY ECC rezulton se grupi u investua me veprime konkrete për të trafikuar drogë edhe me valixhet e disa personave me pasaportë diplomatike që në korrik të vitit 2020 ishin me shërbim në Lima, Nikaragua dhe Guatemalë.
Nga hetimet, por dhe fotot që shkëmbenin në chatin e enkriptuar rezulton se anëtarët e grupit kishin informacion mbi numrat e kontenierëve, kompanitë që i transportonin, anijet ku ishin ngarkuar si dhe datat e nisjes dhe mbërritjes.
Në një rast janë paguar 500 mijë dollarë amerikanë për sigurimin e 500 kg kokainë në Guajakil të Ekuadorit që do të trafikoheshin në Evropë.
Paratë janë kaluar nëpërmjet sistemit informal të njohur “ Hawala”, që është një metodë e transferimit të parave pa lëvizur në të vërtetë të holla fizike.
Po ashtu janë zbardhur edhe episodet e dërgimit të parave me autobusë në Shqipëri, ku shumat varjojnë nga 42 mijë euro deri në 280 mijë euro në dhjetëra episode me një total prej 4 milion eurosh.
Elvis Doçi në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, dyshohet nga SPAK edhe për trafikimin e një sasie prej 2.2 tonësh kokainë, sekuestruar në Rotherdam të Hollandës.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës