Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas

26 Maj 2025 | 12:47

Dhimitër Shehu, 39 vjeç, banues në fshatin Kras të Tepelenës, është arrestuar të hënën në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhen e tij u kap një sasi prej 19.4 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me përqindje të lartë të përbërjes aktive THC.

Sipas burimeve zyrtare, vlera e drogës në treg llogaritet rreth 338 mijë euro. Hetimet paraprake tregojnë se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u shitur në tregun e Tiranës.

I arrestuari kishte mbërritur në Shqipëri nga Tajlanda, vend ku dyshohet se kishte blerë kanabisin që tentoi të trafikonte në territorin shqiptar. Policia e ka sekuestruar lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, strukturat hetimore po vijojnë punën për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026