“Luajmë me zemër”- Silvinjo flet për ndeshjen me Serbinë, i përgjigjet Vuçiçit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për mediat në prag të sfidës delikate kundër Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Tekniku brazilian theksoi se ndeshja është mjaft e rëndësishme, por nënvizoi se gjithçka vendoset në fushë, jo jashtë saj.
I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili i kërkoi trajnerit të Serbisë një fitore në Shqipëri, Sylvinho u shpreh:
“E kam dëgjuar diku diçka të tillë, por bukuria e futbollit është që zgjat 90 minuta. Ne do të futemi në fushë dhe do të bëjmë më të mirën. Jam i kënaqur me lojtarët që kam zgjedhur. Fusha do të flasë vetë.”
Tekniku foli edhe për gjendjen e ekipit dhe zgjedhjet që ka bërë për grumbullimin e qershorit:
“Kemi 27 lojtarë, por vetëm 11 do të zbresin në fushë. Nuk mund të ndryshosh 6 apo 10 lojtarë në çdo grumbullim. Lojtarët po rriten, disa janë për herë të parë, si Dajsinani. Julian Shehu është kthyer sërish. Jemi në një moment specifik të sezonit, ku shumë lojtarë vijnë të lodhur, disa pas pushimeve. Duhet menaxhim.”
Sylvinho u ndal edhe te mesfushori Kristjan Asllani, i cili do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve me Interin ndaj PSG-së:
“Ka një ndeshje të madhe përpara dhe jemi të gjithë krenarë për të. Ka punuar fort dhe ka treguar vlerat e tij.”
Në lidhje me përballjen me Serbinë, trajneri theksoi:
“E dimë që është një ndeshje e veçantë, por ne duhet të fokusohemi te loja jonë. Jemi një skuadër që luan me zemër. Janë dy ndeshje të vështira, kundër ekipeve fizikisht të forta, por ne do të japim më të mirën.”
Kombëtarja shqiptare kërkon me çdo kusht një fitore ndaj Serbisë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja