Iu fut në banesë dhe tentoi të rrëmbejë 18-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan

27 Maj 2025 | 13:12

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë me forcë një vajzë 18-vjeçare, në rrethana ende të paqarta.

Sipas kallëzimit të të resë, autori është futur pa dëshirën e saj në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Policia njofton se pas verifikimeve rezultoi se i dyshuari, shtetasi E. K., është person me precedent penal në fushën e vjedhjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18-vjeçare se i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. K. ka precedent penal në fushën e vjedhjes,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026