Berisha lë të hapur opsionin e grevës së urisë: Shikoni si ja mbathin deputët e PS

29 Maj 2025 | 12:36

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike. Shkak për përplasjet u bë kërkesa e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, me qëllim për të futur në diskutim parregullsitë që, sipas saj, shoqëruan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas përfundimit të seancës, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një deklaratë për media, ku akuzoi mazhorancën se po pengon opozitën të paraqesë të vërtetat për zgjedhjet.

“Pas një farse elektorale të paprecedentë në vend, që qytetarët të dëgjonin të gjitha faktet, argumentat e opozitës dhe kandidatëve se çfarë ndodhi më 11 maj, këta ja mbathin brenda disa minutave. Shikoni këta si ikin,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se parlamenti duhet të ishte vendi ku qytetarët informohen, por sipas tij, mazhoranca përfaqëson interesa të tjera.

“Ishte shumë e drejtë që në parlament të vijnë bosët e kartelave, pasi ata janë të vërtetë, kurse këta thjesht janë shërbëtorët e tyre. Megjithatë ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e palëkundur e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të opozitës për votën e lirë,” tha Berisha.

Ai reagoi edhe ndaj legjitimitetit të Kuvendit të ri, duke deklaruar se aty nuk do të ulen përfaqësues të qytetarëve, por të një “farse elektorale”.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një greve urie në shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re, Berisha nuk e përjashtoi një skenar të tillë.

“Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme. Sot me drejtuesit politik kemi çështje thjesht teknike. Takimi është me finalizimin sa më shpejt të raportit për zgjedhjet,” deklaroi Berisha.

Ai konfirmoi se Partia Demokratike është në proces përgatitjeje të një raporti të plotë për zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i ka cilësuar vazhdimisht si një “masakër elektorale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbërritur në Paris në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës. Rama theksoi se...
18:19 | 13/07/2026

GJKKO dënon katër të pandehur për korrupsion në zgjedhje, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë katër të pandehur të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, pas një procesi të...
18:07 | 13/07/2026