Poli Loman: Shqipëria, vend fantastik për turizëm, mangësi në shërbim dhe infrastrukturë

10 Maj 2021 | 13:01

Poli Loman, kryetarja e Shoqatës së Shqiptarëve në Holandë, tha për Euronews Albania se asnjë vend tjetër nuk mund të ofrojë një ndryshim të peizazhit si Shqipëria ku ka një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve detare dhe atyre malore.

Teksa sqaroi se turizmi veror ende nuk ka nisur në masë, tha se turizmi eksplorues është ai që zë vend, për të cilin Loman u shpreh se mund të përmirësohet shërbimi dhe infrastruktura.

“Më bie në sy abuzimi me çmimin,” – tha ajo ndërkohë që solli në vëmendje se nga turistët që kërkonin vetëm një krevat për të fjetur dhe pastërti, kemi kaluar në një lloj tjetër turisti që kërkon më shumë kushte, komoditet dhe është i gatshëm të paguajë më shumë.

Problemi sipas Poli Loman, qëndron në nivelimin e çmimeve në krahasim me vendet e tjera.

Ndërkaq sa i takon Hollandës, jemi ende në ngjyrë portokalli dhe të gjitha rezervimet deri tani janë në pritje, sepse siç sqaroi Loman, qeveria holandeze bën një punë kolosale sa i takon informimit të qytetarëve për situatën shëndetësore.

“Një gjë paradoksale është për shembull, ndërkohë që Shqipëria i pret njerëzit pa teste, për të ikur nga ky vend është vështirë,” – tha Loman.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026