Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos: Kam “formulën” se si të mundni Serbinë
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, i është drejtuar me një letër publike trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në të cilën i ofron ndihmën “ekspertizën” e tij për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.
Jenisheri i kërkon trajnerit brazilian që t’i mundësohet një takim me futbollistët e Kombëtares, për t’iu mësuar një teknikë të veçantë driblimi dhe finalizimi, që sipas tij, do t’i garantojë Shqipërisë fitoren.
Duke e cilësuar veten edhe si ish-trajner futbolli, Jenisheri pretendon se ka “çelësin” e fitores ndaj Serbisë, edhe pse letra e tij nuk pritet të merret seriozisht nga trajneri i Kombëtares.

Letra e plotë:
Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos,
Unë jam Selami Jenisheri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e IX të Republikës së Shqipërisë dhe trajner futbolli (ish-këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë). Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitjeje për të aftësuar futbollistët teknikisht, dhe që me porosi të FSHF-së u eksperimentua, doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.
Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike të veçantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dinë, po ju lutem të më jepni mundësinë t’ua vë në dispozicion futbollistëve (sidomos sulmuesve, por jo vetëm), në mënyrë që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë me Serbinë.
E kuptoj vështirësinë tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shihni vetë: për 3-4 ditë futbollistët fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.
Me shpresë se keni dëshirën tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjen Shqipëri–Serbi, do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale