Vuçiç pretendon tentativë për grusht shteti: Të gjitha institucionet të përfshira

2 Qershor 2025 | 15:15

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë përfshirë “të gjitha institucionet shtetërore”.

“Nisur nga shkollat fillore e të mesme, te universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të dalin këto të dhëna të tmerrshme do të shihni se kush po ‘pomponte’ dhe kush po bënte marrëveshje me kë”, ka thënë Vuçiç më 2 qershor, sipas agjencisë së lajmeve BETA.

Ai ka thënë se për organizim të këtyre aktiviteteve “janë dashur fonde nga jashtë, këshilla politike dhe mësime për t’u mësuar”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se prej ku kanë ardhur ato që ai i ka përshkruar si “fonde prej jashtë”.

Vuçiçi ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me përfaqësues të studentëve që kundërshtojnë bllokadat nëpër fakultete, të mbajtur në ndërtesën e Presidencës në Beograd.

Duke i komentuar aktivitetet e studentëve gjatë bllokadës, ai ka thënë se ata kanë bërë “gabime çuditërisht të mëdha” dhe që kanë mësuar që “të mos i japin kundërshtarit politik më shumë kohë, sidomos kur është më i shkathët”.

Studentët janë duke bllokuar punën e fakulteteve publike për më shumë se gjashtë muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Ata kanë organizuar protesta për muaj të tërë dhe janë mbështetur nga qindra mijëra protestues, përfshirë punëtorë të organizuar nëpër sindikata, sikurse bujqit, avokatët, aktorët.

Vuçiç ka thënë se shteti do të mundësojë mbajtjen e provimeve për të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen nëpër universitete.

“Do të pranoheni nëpër universitete. Fatkeqësisht ne tashmë kemi lejuar shumë gjëra. Njerëzit janë duke na kritikuar me të drejtë, por ne do të tregojmë njëherë e përgjithmonë se shteti është shtet”.

Sipas presidentit serb, shteti ndan 54.8 miliardë dinarë (rreth 500 milionë euro) në vit për edukim të lartë, “dhe atë vetëm që dikush t’i bllokojë fakultetet”.

Ai ka thënë se për këtë arsye, do të ofrohet “mbështetje më e madhe për fakultetet private”.

Millosh Pavlloviç, përfaqësues i studentëve që kundërshtojnë bllokadat, ka thënë se ata janë duke kërkuar vetëm që shteti t’ua mundësojë qasjen në mësime.

Në fillim të majit, studentët që organizojnë bllokadën, kanë shtuar në listën e kërkesave edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konsiderojnë që për shkak të “korrupsionit të rrënjosur”, institucionet nuk po arrijnë të punojnë siç duhet.

Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë e kanë refuzuar këtë kërkesë.

Ata kanë përsëritur disa herë që të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar, derisa akademikët vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe vazhdojnë me bllokada.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026