Tiranë/ Zbulohen 2 magazina me veshje të kontrabanduara dhe logo false, 4 në pranga

3 Qershor 2025 | 09:43

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion duke zbuluar dy magazina në zonën e Rrugës së Arbërit, në fshatin Brrar, ku prodhoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan katër persona:

  • Luan Haka
  • Arjan Hida, qiradhënës i pronave
  • Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy të tjerë, përfshirë Lindion Haka (djali i Luan Hakës) dhe një shtetas turk, Ozkan Sulun, i cili dyshohet se ka qenë koordinatori kryesor i veprimtarisë kriminale.

Gjithashtu, katër punonjës janë proceduar në gjendje të lirë për përfshirjen në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Gjatë kontrolleve në magazina, policia ka sekuestruar:

  • Një sasi të madhe veshjesh të dyshuara kontrabandë

  • Dhjetëra makineri për qepje, printim dhe stampim

  • Logo false të markave ndërkombëtare

  • 6 dokumente personale të shtetasit turk

  • Një shumë parash në lekë, një njësi kompjuterike dhe një celular

  • Dokumente dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale”, “Kontrabandë dhe tregtim mallrash të kontrabanduara”,  “Punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim të stampave, vulave dhe formularëve”, “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026