“Mungojnë 130 mijë fletë”- Ankimet e PD në KAS: Kandidatët që kërkuan rinumërim

3 Qershor 2025 | 16:18

Që pas daljes së rezultateve në çdo qark për zgjedhjet e 11 majit, qasja zyrtare e Partisë Demokratike ka qenë për të mos e njohur procesin dhe rezultatin, që e konsideron si një farsë elektorale. Në KQZ, përfaqësuesit ligjor të PD kanë depozituar një seri ankimimesh dhe kërkesash që si qëllim të tyrin kanë shpalljen të pavlefshëm të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e procesit elektoral.

Por me një dallim nga ky qëndrim, disa prej kandidatëve të PD kanë depozituar në KQZ kërkesa për rinumërimin e votave, duke hedhur hije dyshimi se jo vetëm që ka pasur deformim të vullnetit të qytetarëve para se të shkonin të votonin me metoda të ndryshme, por edhe se problematika ka pasur edhe gjatë numërimit të votave preferenciale.

Ilir Alimehmeti, Lisandër Hoxha, Aulon Kalaja janë tre kandidatët që kanë kërkuar për hapjen e kutive dhe rinumërim të votave, duke hedhur dyshime se numëruesit nuk e kanë lexuar vullnetin e qytetarëve ashtu siç ka qenë.

Në lidhje me kërkesat ankimore nga kandidatët, KAS në KQZ vendosi të mos njohë si palë kandidatët me arsyetimin se ashtu si partitë që janë bërë pjesë e  një koalicioni, edhe kandidatët e kanë deleguar përfaqësimin e tyre në KQZ te juristët që ka caktuar subjekti politik për të cilin kanë garuar.

Ndërkohë nga ana tjetër, PD përmes përfaqësuesit të saj, Franc Nuri ka ngritur pretendimin për rreth 130 mijë fletë votimi të zhdukura, duke e cilësuar si jo normal arsyetimin e KQZ për gabim njerëzor në mungesën e raportimit nga ana e komisionerëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026