Sezoni turistik nis me probleme në Gjirokastër, informaliteti po dëmton bizneset
Sezoni turistik në Gjirokastër ka nisur me shqetësime për bizneset lokale, të cilat po përballen me një nivel të lartë informaliteti në sektorin e turizmit.
Shoqata e Hotelierëve shpreh shqetësimin se një numër i konsiderueshëm aktivitetesh, sidomos në turizmin familjar, operojnë pa dokumentacion të rregullt, duke ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimeve të ofruara për vizitorët.
“Është e vërtetë që është rritur kjo problematikë. Nuk është problem që janë hapur biznese të reja – kjo është gjë shumë e mirë – por mospagesa e taksave nga ana e tyre penalizon bizneset që kontribuojnë rregullisht.
Kemi një raport 1 me 5 – ata që nuk paguajnë janë shumë më shumë. Kjo ndikon në çmimet dhe në cilësinë e shërbimit, sepse kur nuk paguan asgjë në shtet, mund të ulësh çmimet dhe ofron një shërbim që rrezikon cilësinë,” – u shpreh Gentian Bineri, Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve në Gjirokastër.
Ndërkohë që në qytetin e Gjirokastrës ka një rritje të dukshme të numrit të turistëve, bizneset lokale përballen me një tjetër sfidë – mungesa e stafit të kualifikuar.
“Mungesa e stafit është një problem i përgjithshëm. Megjithatë, shumica kanë arritur të krijojnë stafet e tyre. Ajo që nevojitet është investimi në trajnime dhe stabilitet, që punonjësit të mos largohen shpesh. Duhet ndërtuar një marrëdhënie kontraktuale që i siguron punonjësit, por edhe biznesin, sepse është një investim që përndryshe humbet. Pagat janë rritur dhe ka më shumë mundësi punësimi, madje ka edhe rikthime nga ata që më parë punonin në Sarandë dhe tani po e shohin potencialin këtu në Gjirokastër,” – shtoi Bineri.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë këtij viti zona e Gjirokastrës është vizituar nga mbi 70 mijë turistë, shumica prej të cilëve të huaj. Pritet që gjatë verës kjo shifër të rritet ndjeshëm, duke i vënë në provë kapacitetet dhe organizimin e sektorit të turizmit në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti