Eksperti i kriminalistikës tregon si u futën dronët në brendësi të territorit rus

4 Qershor 2025 | 21:19

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në lidhje me sulmin me dron të Ukrainës ndaj avionëve rusë ku shpjegoi se si hynë në territorin rus dhe mënyrën si u kamufluan.

Sipas tij, ato u futën në çatitë e disa strukturave prej druri, duke u fshehur në pjesët e sipërme të tyre ndërsa tha se shërbimi sekret ukrainas ka pasur rolin kryesor në këtë operacion.

Ai tha se këto shtëpi druri me dronët në çati janë afruar pranë bazave ajrore, duke sulmuar pesë prej tyre, por vetëm në njërën arritën të shkaktonin dëme.

“Dronët janë futur në Rusi ng disa çati druri të kabinave portative. Duke qenë se atje ka transport tregtar nga zonat e pushtuara nga rusët – importe dhe eksporte – është infiltruar SBU, shërbimi sekret ukrainas. Janë futur në çati dronët, në këto vila të vogla, brenda kamionëve, në pjesët e sipërme të tyre është bërë një hapësirë e modifikuar ku janë stivosur. Janë sulmuar pesë baza njëkohësisht, me një urdhër të koordinuar, por vetëm në njërën prej tyre kanë shkaktuar dëme. Efekti i tyre është shumë i madh, sepse të futesh në brendësi të tokës ruse është tipik operacion sabotazhi i shërbimeve sekrete. Këto priten dhe mund të ndodhin edhe në vazhdim, siç ndodhi dhe me urën e Krimesë”, tha Karamuço.

Ai tha gjithashtu se ndoshta në këtë operacion ka pasur edhe asistencë nga vënde të NATO-s, ndërsa shtoi se përgjigja ruse ndaj Ukrainës pritet të jetë me bombardime, pasi, sipas tij, “vetëm këtë opsion përdor më shumë” Rusia.

“Mbase në këtë operacion ka pasur dhe asistencë nga vende të NATO-s, të cilat janë të interesuara për t’i dhënë një mesazh Putinit, për t’i thënë se ‘ne vijmë edhe në thellësi të territorit tënd’. E mbani mend dronin që shpërtheu mbi Kremlin? Janë si promemorie – që të tregojnë se do të kesh problem. Është e pashpjegueshme si e thyen sistemin e mbrojtjes ruse, por ata gjithmonë bëjnë plane në kuadrin e sabotazhit. Mendoj se do të fillojë një breshëri e madhe ushtarake me bombardime, si kundërpërgjigje e rusëve, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë në Ukrainë”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026