EMRI/ Erion Alibej zbulon ish-shefin e krimeve që i jepte të dhënat e TIMS-it
Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej, ka vijuar edhe këtë të enjte me dëshimitë e tij në kuadër të gjykimit të dosjes “Plumbi i Artë”.
Gjatë dëshmisë së sotme, Alibej foli dhe për një ish-punonjës të policisë së Elbasanit i cili sipas tij i kishte dhënë atij akses në sistemin TIMS.
“Për Dorjan Shkozën kërkoja në sistemin TIMS, ku më dha polici Leonard Allkja që ishte në komisariat,” deklaroi Alibej, duke shtuar se përmes këtij sistemi kishte marrë informacione për personat e dyshuar për masakrën e Bradasheshit, si dhe për sulme ndaj familjarëve të tij.
Sipas burimeve, polici Leonard Allkja ka mbajtur në atë kohë detyrën e shefit të krimeve në Elbasan.
Seanca e radhës për vijimin e dëshmisë së Erion Alibejt është shtyrë për të martën, më 10 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia