“Më mirë ti lësh të luftojnë”, si e sheh Trump luftën Rusi-Ukrainë
Presidenti Trump e krahasoi luftën midis Rusisë dhe Ukrainës me “dy fëmijë të vegjël që luftojnë si të çmendur në një park”.
“Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë dhe pastaj t’i ndash”, shtoi ai. Ai theksoi se i tha Putinit gjatë një telefonate ditën e djeshme se “ndoshta do të duhet të vazhdosh të luftosh, por duke vuajtur shumë”.
“E sheh në hokej, e sheh në sport, gjyqtarët i lënë të vazhdojnë për një kohë”, shtoi ai.
I pyetur për një afat kohor për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, Trump tha se data ishte për një gjë të tillë ishte në mendjen e tij.
Më tej, Trump tha se bota do të “habitej” nga ashpërsia që do të kishte ai ndaj Rusisë nëse luftimet do të vazhdonin.
“Mbani mend këtë, atyre u pëlqen të thonë se jam mik me Rusinë. Nuk jam mik me askënd”, tha ai.
Lidhur me këtë, kancelari gjerman Merz ngurroi kur u pyet nëse ishte dakord me karakterizimin e Trump se lufta Rusi-Ukrainë ishte e ngjashme me një luftë në shesh lojërash midis fëmijëve.
Merz iu drejtua Trump duke thënë se: “Po kërkojmë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, dhe shtoi se Trump ishte zëri më i rëndësishëm në procesin e paqes.
Merz i kërkoi Trumpit gjithashtu të shihte fëmijët, që janë rrëmbyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve