Kurban Bajrami në Berat, qindra besimtarë falen në pedonale
Qindra besimtarë myslimanë në qytetin e Beratit janë mbledhur mëngjesin e së dielës për të kremtuar festën e shenjtë të Kurban Bajramit.
Ceremonia e faljes së namazit u zhvillua në pedonalen e qytetit, e cila u mbush me burra, gra dhe fëmijë që morën pjesë në këtë moment të rëndësishëm shpirtëror.
Namazi u drejtua nga Myftiu i Beratit, Bilbil Talla, i cili në fjalën e tij përcolli urimet për paqe, mëshirë dhe solidaritet. Ai theksoi rëndësinë e ndihmës ndaj njëri-tjetrit, sidomos për familjet në nevojë, dhe ruajtjen e vlerave të dashurisë, sakrificës dhe unitetit që mishëron kjo festë.
Pas faljes së namazit, besimtarët vijuan me ritin e therjes së kurbanit – një akt simbolik i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit – duke ndarë mishin me të afërm, fqinj e të varfër, në shenjë dashurie dhe bashkëndarjeje, siç e kërkon tradita islame.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit