Bie prodhimi energjisë në janar-prill, HEC-et në Drin siguruan 47% të sasisë

6 Qershor 2025 | 14:00

Rreth 2.9 mln megavat energji elektrike u prodhuan gjatë 4 – mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar rënie në raport me një vit më parë, kur u gjenerua 3.1 mln megavat.

Raporti i Enti Rregullator tregon nga Hidrocentralet e Drinit u prodhua 47% e sasisë, ndërsa HEC-et private dhe panelet diellore siguruan 53%.

Fotovolataikët janë ende në fazat e hershme të zhvillimit, por ritmi i rritjes së prodhimit nga to është i shpejtë, pasi këtë vit kanë furnizuar afro 7% të rrjetit, përmes prodhimit nga dielli.

Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 4-mujorin arriti në rreth 2.9 mln mËh energji, duke pësuar një rritje të lehtë në raport me periudhën janar- prill të vitit të kaluar.

Edhe niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 4-mujorin u regjistrua në 17%, duke shënuar një përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 18.5%.

Sa i takon arkëtimeve për periudhën janar-prill, ato arritën nivelin 96% të faturave të gjeneruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026