Poliklinika Nr. 10 në Tiranë bëhet qendra e parë e mjekësisë familjare
6 Qershor 2025 |
15:18
Qendra Shëndetësore Nr. 10, që shërben rreth 71 mijë banorë në Tiranë, është rikthyer si Qendra e Parë e Mjekësisë Familjare.
Struktura e re ofron një gamë më të gjerë shërbimesh për pacientët.
Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, në këtë qendër janë realizuar 60 mijë vizita për patologji të ndryshme.
Mënyra e re e funksionimit bën të mundur që anëtarët e një familjeje të kenë një mjek të vetëm, pavarësisht moshës, dhe kartelat e tyre të organizohen sipas strukturës familjare.
Gjithashtu, në këtë qendër kryejnë praktikën specializantët e mjekësisë familjare dhe infermierët, duke e kthyer atë edhe në një qendër universitare për mjekësinë familjare, sa i përket mënyrës së ofrimit të shërbimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë