VIDEO/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë në Bulqizë

6 Qershor 2025 | 19:59

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.

Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë që babai i të riut kishte denoncuar humbjen e djalit në organet e Policisë.

Njoftim i Policisë – Bulqizë / Informacion paraprak

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga verifikimet, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, panairet e traditës bashkojnë Shqipërinë me Kosovën

Në Gjirokastër panairet e traditës të çelura përgjatë sezonit të verës promovojnë vlerat e artizanatit dhe zejeve si pika të forta për tërheqjen e turistëve....
11:13 | 14/06/2026

I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”....
10:16 | 14/06/2026

E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas informacionit paraprak, një efektiv policie dyshohet se i ka dhënë...
10:02 | 14/06/2026