Kosovë/ Infektimi me HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor 2025 | 16:59

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV – shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes.

Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20.

Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore – qofshin publike, apo private – janë të obliguara t’i raportojnë rastet.

Infektologët thonë se numri i rasteve me HIV – virusin që dëmton sistemin imunitar të personit të prekur dhe mund të transmetohet te tjetri përmes shkëmbimit të lëngjeve trupore – është alarmant.

“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ai tregon se në këtë klinikë, që funksionon brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, deri më tash këtë vit janë regjistruar dhjetë raste të reja me HIV.

“Vitin e kaluar kemi pasur 29 raste të reja në Infektive, një numër shumë më i lartë se në vitin 2023”, thotë Mehmeti, duke shtuar se shumë raste edhe nuk raportohen dhe identifikohen, për shkak të paragjykimeve.

Sipas Mehmetit, në këtë klinikë, aktualisht, marrin shërbime dhe terapi rreth 100 të infektuar. Testimi dhe terapia aty, ashtu sikurse edhe në institucionet tjera publike të Kosovës, ofrohen falas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026