Tiranë/ Plagosje me armë zjarri në Allias, policia jep njoftim zyrtar
Mëngjesin e sotëm, në zonën e Alliasit në Tiranë, bëhet me dije se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes dy komshinjve, teksa ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Dyshohet se shtetasi me iniciale K. T., 38 vjeç, ka plagosur në këmbë shtetasin me iniciale S. B., 31 vjeç. Ndërkohë mësohet se i plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë