Konflikti te Urdhri i Psikologut, Treska nuk lejon presidenten e re të marr detyrën
Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, ajo u paraqit këtë të hënë në zyrë por nuk është lejuar të marr detyrën, pasi Valbona Treska ka refuzuar të lëshojë mandatin. Kjo ka shkaktuar tensione në ambientet e urdhrit të psikologut, ku është thirrur edhe policia.
Presidentja e zgjedhur Brunilda Laboviti duke folur për Euronews Albania u shpreh se do të bëjë edhe një denoncim në polici për situatën e krijuar.
“Procesi i zgjedhjeve është bërë normalisht në datë 5 qershor, 451 anëtarë kanë votuar kanë zgjedhur presidenten dhe këshillin kombëtar. Deri më sot nuk ka asnjë ankesë për këtë proces për këtë procedurë. I është kërkuar zyrës juridike të konfirmojë fituesit në këtë proces dhe zonjës ish-presidente i është kërkuar të dorëzojë detyrën. Unë kam ardhur vetëm pa mediat, nuk jam pranuar më kanë thënë që të largohem dhe nuk më kanë dhënë asnjë shkresë zyrtare se përse refuzohem që të marr këtë mandat. Në momentin që është certifikuar nga komisioni zgjedhor ka një rezultat për fituesit, ka një afat tre ditë për tu ankimuar. Kjo kohë e ankimimit ka kaluar, kështu që ne jemi në të drejtën tonë ligjore për të kaluar mandatin nga ish-presidenti te presidenti aktual. Thuhet se ka një procedurë ligjore, por nuk shpjegohemi apo informohemi për procedurën ligjore që ka në kokë zonja Treska.
Gjithashtu për Euronews Albania ka folur edhe presidentja prej 8 vitesh e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, e cila tha se nuk ka asnjë problem, por duhen respektuar procedurat ligjore. Ajo tha se afati 3 ditor për ankimimet nuk ka përfunduar pasi 3 ditë pas zgjedhjeve kanë qenë ditë pushimi zyrtare.
“Nuk ka asnjë problem nga ana e institucionit të urdhrit të psikologut. Nuk bëhet fjalë për një lirim të zyrës dhe për ti dhënë çelësin dikujt, por për të ndjekur procedurat ligjore që janë normale në çdo institucion demokratik. unë jam këtu për të respektuar procedurat ligjore, për të kaluar qetësisht në organet e zgjedhura drejtuese”,-tha Treska.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia