Ishte rrëzuar dhe dëmtuar në kokë, policia e Himarës ndihmon turisten spanjolle

9 Qershor 2025 | 17:48

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i erdhën në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.

“Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit. Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026