Sherr i dhunshëm gjatë natës te Ali Demi, policia: Një i plagosur, 4 janë në kërkim

11 Qershor 2025 | 10:59

Disa persona janë konfliktuar  mbrëmjen e djeshme në “Ali Dem”. Gjatë përleshjes sipas informacioneve është qëlluar në ajër me armë zjarri ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar, duke shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për përfshirje në përplasjen fizike, e cila çoi në plagosjen e një 26-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026