Murtaja tek bagëtitë, 21 ditë karantinë fermës në Postribë të Shkodrës

11 Qershor 2025 | 17:34

Që prej shfaqjes së parë të rastit të parë murtajës së ruminantëve të vegjël në Postribë, e gjithë Shkodra është vendosur në karantinë.

Drejtuesi i autoritetit kombëtar të ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi ka konfirmuar se aktualisht është vendosur në karantinë 21 ditore ndërsa inspektorët e AKU-së, së bashku me grupet e shërbimit veterinar po kryejnë kontrolle për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Aktualisht ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë, trajtimin kryesor e bën veterinaria, ndërsa sipas informacioneve dhe shkëmbimit të informacionit që kemi ndër institucione, ne mbajmë nën kontroll situatën e mishit që të mos kemi tregtim pa vulën e veterinerit përkatës. Për momentin është në një fazë karantine 21 ditore, monitorimi mbahet nga veterinerët e shërbimit që i mbulon veterinaria, ndërsa veterinerët e AKU-së mbajnë dyqanet e mishit dhe kontrollet në subjektet e tregtimit të mishit”, tha Ramir Haderi, Drejtues i AKU-së në Shkodër.

Raste të dyshuara të murtajës së ruminantëve të vegjël janë shfaqur edhe në qarqe të tjera të vendit ndërsa po kryhen kontrolle nga grupet veterinare.

Në Dibër, Berat dhe Shkodër janë 3 vatra të konfirmuara, ku në total kanë ngordhur 200 bagëti të imta.

Më herët ka patur pretendime nga blegtorët për dëme që po shkaktohen nga vendosja e karantinës në Shkodër për moslejimin e tregtimit të  mishit apo produkteve të bulmetit jashë territorit duke dëmtuar kështu fermerët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026