Mediat amerikane: Izraeli do ndërmarrë sulm ushtarak ndaj Iranit brenda pak ditësh
Izraeli mund të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Iranit brenda disa ditësh, kanë pohuar burime të afërta me çështjen për mediat amerikane, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten. NBC News raportoi se zyrtarë të informuar mbi zhvillimet kanë bërë të ditur se operacioni mund të realizohet edhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë, sipas këtij raportimi, janë vendosur në gatishmëri të shtuar, ndërkohë që bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit pritet të rifillojnë në Oman më 15 qershor. Ndërkohë, Uashingtoni ka dhënë udhëzime që personeli diplomatik jo thelbësor të largohet nga disa zona të Lindjes së Mesme.
Edhe “New York Times” ka raportuar për përgatitjet e Izraelit për një sulm të mundshëm, duke cituar burime nga administrata amerikane, europiane dhe iraniane. Sipas gazetës, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë detaje mbi fushëveprimin e mundshëm të operacionit.
Në anën tjetër, burime iraniane kanë bërë të ditur se qeveria në Teheran, në bashkëpunim me udhëheqësit ushtarakë, ka filluar hartimin e një plani përgjigjeje në rast të një sulmi izraelit. Pjesë e këtij skenari përfshihen përdorimi i qindra raketave balistike ndaj objektivave izraelite.
Ndërkohë, Marina e SHBA-së konfirmoi se nuk ka në plan të ndryshojë pozicionin e aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson”, e cila ndodhet në Detin Arabik prej disa javësh, duke ruajtur qëndrimin e saj strategjik në rajon.
Situata mbetet delikate, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet e mundshme që mund të çojnë në një përshkallëzim të ri ushtarak në Lindjen e Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit