GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

12 Qershor 2025 | 14:06

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar çështjen penale ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e paditur nga juristi Romeo Kara për veprën penale të “shpifjes”.

Padia ishte depozituar më 9 maj 2025 nga juristi Kara, i cili e akuzonte Kryemadhin për një deklaratë publike të bërë në një studio televizive, ku ajo pretendonte se ai ishte paguar për të kallëzuar ish-presidentin Ilir Meta. Kara e cilësoi këtë deklaratë si shpifje dhe fyerje publike, duke kërkuar ndjekje penale.

Seanca e parë në GJKKO ishte caktuar në datën 11 qershor dhe kishte si qëllim pajtimin mes palëve, por as Kara dhe as Kryemadhi nuk u paraqitën. Si pasojë, gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi pushimin e çështjes, në përputhje me procedurën ligjore për mosparaqitje në seancën e pajtimit.

Në vendimin Nr. 40, datë 11.06.2025, Gjykata thekson se shpenzimet gjyqësore do të përballohen nga paditësi Romeo Kara. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Jo zyrtarisht, por sipas juristit Kara, Kryemadhi ka pranuar në gjykatë se deklarata e saj ndaj tij ka qenë një lapsus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026