Asnjë shqiptar në listë, Maqedonia e Veriut shpërblen me pension disa sportistë

12 Qershor 2025 | 17:37

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpërblyer 22 sportistë me mirënjohje kombëtare dhe pensione të përjetshme prej rreth 1000 eurosh, për sukseset e tyre në futboll, basketboll dhe hendboll, të arritura në Ligën e Kampionëve dhe Euroligën me klubet vendore apo ndërkombëtare.

Por ajo që bie në sy është mungesa e sportistëve shqiptarë në këtë listë ndërsa Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në këtë kategori nuk ka pasur asnjë përfaqësues shqiptar.

Në mesin e të dekoruarve janë emra të njohur si:

Goran Pandev (futboll)

Darko Pançev (futboll)

Ilija Najdoski (futboll)

Pero Antiq (basketboll)

Kirill Llazarovski (basketboll)

I pyetur nga gazetarët nëse nuk kishte asnjë shqiptar të denjë për këtë vlerësim, kryeministri Mickoski u shpreh:

“Këta janë sportistë që kanë arritur rezultate kulmore në klubet e tyre, në garat e klubeve, duke garuar në Evropë. Edhe ekskluzivisht flasim për Ligën e Kampioneve ose Euroligën në basketboll… Përveç këtyre që i patë sot, nuk ka emra të tjerë që kanë fituar Ligë të Kampionëve ose Euroligë.”

Në ceremoni ishte i pranishëm ministri i Sportit, Borçe Ristovski, ndërsa mungoi zëvendësja e tij nga koalicioni qeveritar VLEN, Safije Sadiki Shaini.

Për përjashtimin e sportistëve shqiptarë ka reaguar edhe opozita shqiptare BDI, e cila e ka cilësuar përzgjedhjen si të padrejtë dhe diskriminuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026