“Përhapet në vetëm 6 minuta”, mjekja Dollenberg tregon rreziqet nga lija e majmunit

12 Qershor 2025 | 20:41

Duke komentuar për rastin e një personi të prekur nga lija e majmunit në Shqipëri, mjekja Aurora Dollenberg foli nga Gjermania për emisionin “People”.

Ajo theksoi se kjo sëmundje ka një aftësi të lartë ngjitjeje, veçanërisht në moshat e vogla.

“Në Shqipëri quhet lija e dhisë dhe e dhenve. Ajo ka gjithmonë variacione gjeografike dhe përhapet me shpejtësinë e erës, sidomos në moshën fëmijënore. Ajo përhapet në kohë rekord – 6 minuta – ku një fëmijë që bie në kontakt me lëkurën, pështymën ose me sipërfaqe që janë prekur nga persona të infektuar, e merr atë brenda disa minutave dhe i shfaqen flluskat e para, të mbushura me lëngun e lisë së majmunit. Mjafton që sipërfaqja e ambientit ku ndodhet fëmija ose i moshuari të jetë e padizinfektuar, që virusi të shpërndahet, qoftë nga kontakti me sipërfaqet e mobiljeve ose objektet që ka prekur një fëmijë i sëmurë. Virusi mbijeton dhe shndërrohet në burim infeksioni për atë ambient”, u shpreh mjekja.

Sipas saj, virusi mbijeton në ambiente të padisinfektuara dhe objektet që preken nga një person i infektuar mund të bëhen burim infeksioni për të tjerët.

“Ne nuk kemi një terapi specifike për viruset, në momentin që përhapen flluskat që mbulojnë lëkurën, nënkupton aftësi ngjitëse deri në 90% të atyre që preken. Prandaj kanë një aftësi ngjitëse shumë të lartë. Por kur flluskat thahen dhe mbulohen me koren tipike, aty fillon faza e shërimit të pacientit dhe ulet aftësia për të infektuar të tjerët”, tha Dollenberg.

Çfarë është lija e majmunit?

Lija e majmunit është një sëmundje virale që prek njerëzit dhe kafshët. Simptomat përfshijnë ethe, ënjtje të nyjeve limfatike dhe një skuqje që zhvillohet në flluska me lëng, të cilat më vonë mbulohen nga kore. Në shumicën e rasteve, sëmundja është e lehtë dhe pacientët shërohen brenda pak javësh, pa nevojë për trajtim të specializuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026