Interesi i Rusisë për Ballkanin, Agim Nesho: Dështim politik i BE-së

11 Maj 2021 | 18:40

“Balkan Talks” në Euronews Albania ka në fokus përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Këto përpjekje zhvillohen kur vetëm 20 ditë më parë janë publikuar dy projekte në shtyp, përsa i përket mënyrës se si mund të rihartohet harta e Ballkanit.

Për këto dy qasje, të cilat po ecin paralelisht do flasë ish-ambasadorin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho.

“Të gjithë kancelaritë në botë, ministritë e jashtme të cilat veprojnë në bazë të një strategjie afatgjatë për politikat që duhet të ushtrojnë në rajone të ndryshme dhe në botë. Ka forca të caktuar që duan t’i paraqiten këto skenare që të merren parasysh nga vendimmarrësit e komunitetit ndërkombëtar dhe vendet më të interesuara janë Serbia, fuqitë si Rusia që kanë interes të rrisin influencat në Ballkan,”- thotë z. Nesho.

Sipas ambasadorit Nesho “non-paper-i” doli në skenë, pasi Rusia është ndier e anashkaluar në vitin 2000 kur është bërë dhe krijimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ky projekt është përkrahu nga Rusia se kishin qenë të anashkaluar në zgjidhjen e madhe të vitit 2000 dhe ata kanë pasur interesa në këtë rajon. Në 2003 diplomatët rus kanë folur për këto skenarë, për të prishur dakortësinë që kanë arritur fuqitë e mëdha,”- shprehet ish-ambasadori.

Interesin e Rusisë për Ballkanin, ish-ambasadori Agim Nesho e sheh si dështim politik të BE-së

“Kjo tregon që ka dështim të politikë se BE-së e cila para se të bënte platformën për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, duhet të bënte një zgjedhje politike. Kjo zgjidhje politike duhet të merret parasysh, që tejkalohen këto tendenca të vendeve jashtë BE-së,”- rrëfen ambasadori Agim Nesho.

Ambasadori shprehet se Kosova duhet të insistojë që të anëtarësohet në NATO, pasi Serbia mund ta zgjatë me vite procesin e dialogut.

“Kosova të insistojë të hyjë në NATO dhe mos qëndrojë pas Vuçiçit. Ka pasur shtete të tjera si Izraeli, që nuk janë njohur dhe sërish janë ngritur në një mënyrë që janë respektuar nga shtetet e tjera. Serbia gjendet midis BE-së dhe Rusisë, duke qenë se nuk ka vendosur akoma nëse do të vazhdojë në rrugën e integrimit mund ta zgjate procesin e njohjes me vite,”- shprehet z. Agim Nesho.

Përsa i përket deklaratës së Komisonerit Varhely, që Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut për procesin e hapjes së negociatave, z. Nesho  shprehet se vendimin e marrin Gjermania dhe Franca.

“Gjermania dhe Franca përcakton se çfarë do ndodhë me procesin. Nuk e merr vendimin komisioneri, i cili është një punonjës në administratë”, shton ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026