Shtyhet në GJKKO seanca për Erion Veliajn

13 Qershor 2025 | 13:40

Shtyhet për te martën në orën 11.30 seanca për Veliajn. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili është me masë arrest në shtëpi.

Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu nuk ishte i pranishëm në seancë pasi u përfaqësua nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë që do të drejtohej nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritej të paraqitej informacioni 2- mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë.

Pak ditë më parë Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar

Avokati i Popullit ka dalë me një reagim zyrtar këtë shtunë lidhur me protestuesit e ndaluar nga policia pas inicidenteve të regjistruara në protestën para...
14:26 | 04/07/2026

Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Berisha shkruan se përgjatë këtyr...
14:15 | 04/07/2026

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa...
13:05 | 04/07/2026