Erdogan reagon ashpër pas sulmit izraelit ndaj Iranit: Po çoni botën në katastrofë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një “provokim të qartë” që shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikojnë stabilitetin rajonal.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Erdogan tha se Izraeli po e çon më tej strategjinë e tij të gjakderdhjes dhe paqëndrueshmërisë, duke zgjatur konfliktin përtej Gazës dhe duke e shtrirë në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Sulmet e Izraelit ndaj fqinjit tonë Iranit janë një provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar. Këto sulme, të kryera në një moment kur bisedimet mbi programin bërthamor iranian janë intensifikuar dhe kur presioni ndërkombëtar mbi veprimet çnjerëzore në Gaza po rritet, zbulojnë edhe një herë mentalitetin e papërgjegjshëm të Izraelit që nuk njeh rregulla,” u shpreh Erdogan.
Presidenti turk akuzoi drejtpërdrejt qeverinë izraelite dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu për veprime të rrezikshme që, sipas tij, kërcënojnë paqen jo vetëm në rajon, por edhe në shkallë globale.
“Qeveria e Netanyahut po përpiqet të tërheqë rajonin tonë dhe të gjithë botën në një katastrofë përmes veprimeve të saj të pamatura, agresive dhe të paligjshme. Komuniteti ndërkombëtar duhet më në fund t’i thotë ‘ndal’ këtij banditizmi që cenon sigurinë rajonale dhe globale,” theksoi ai.
Në fund të deklaratës së tij, Erdogan shprehu solidaritet me popullin iranian.
“Ne nuk duam të shohim më shumë gjak, shkatërrim dhe luftë në rajon. Si Turqi, dënojmë sulmet e urryera kundër fqinjit tonë Iranit. Urojmë mëshirën e Zotit për viktimat, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Iranit,” përfundoi presidenti turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve