Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

13 Qershor 2025 | 16:35

Media shtetërore iraniane Nour News raporton se më shumë se 70 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli në zona të ndryshme të Teheranit gjatë natës.

Sipas postimit të bërë në kanalin e saj zyrtar në Telegram, 78 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 329 të tjerë janë plagosur.

Media thekson se këto janë shifra jozyrtare dhe se bilanci mund të ndryshojë ndërsa aktualisht, këto të dhëna nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Gjatë orëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në territorin iranian, si pjesë e ofensivës së koduar “Operacioni Lion në Ngritje”.

Në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, një bazë ushtarake ajrore është goditur, sipas një agjencie lajmesh të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Një video e verifikuar nga BBC tregon re të dendura tymi që ngrihen mbi zonën e bazës, megjithëse mbetet e paqartë çfarë e ka shkaktuar shpërthimin që është parë nga pjesë të ndryshme të qytetit.

Në të njëjtën kohë, ka raportime se Izraeli ka nisur një valë të dytë sulmesh ajrore mbi Natanz, objekti më i madh iranian për pasurimin e uraniumit, i cili u godit edhe më herët gjatë mëngjesit.

Objekti në Natanz përmban dhjetëra mijëra centrifuga për pasurim uraniumi dhe luan një rol kyç në programin bërthamor të Iranit.

Në këto sulme u vra dhe kreu i Gardës Revolucionare, së bashku me figura të tjera të larta ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë, në një tjetër sulm ajror izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026