“S’është kërcënim”, Rashiq reagon ndaj ndalimit të flamurit të Serbisë për Vidovdan
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të komunitetit serb sa i përket përdorimit të simbolit të tyre.
Ai tha më 16 qershor se përdorimi i simboleve të tyre nga serbët “nuk përbën kërcënim ndaj identitetit të askujt, por është dëshmi e përkushtimit të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.
Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës, e cila kishte lejuar shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.
Në arsyetimin e gjykatës thuhet se komuna ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor, ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.
“Lejimi i shfaqjes së flamurit të një shteti tjetër në këtë rast Serbisë, përveç rasteve të parashikuara me ligj, mund të kuptohet si një akt simbolik i sovranitetit të dyfishtë ose i vetëorganizimit politik, gjë që bie ndesh me rendin kushtetues”, u tha në vendimin e gjykatës.
Gjykata gjithashtu theksoi se vendimi i Komunës së Graçanicës “rrezikon rëndë rendin dhe qetësinë publike si dhe bashkëjetesën në Kosovë”, veçanërisht në kontekstin e ndjeshmërisë etnike dhe politike.
Komuna e Graçanicës, e udhëhequr nga Ljiljana Shubariq nga radhët e Listës Serbe, ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Themelores.
Ndryshe, serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni tradicionalisht e shënojnë Vidovdanin më 28 qershor në Gazimestan, një monument historik rreth 10 kilometra nga Prishtina. Tubimi zakonisht sigurohet nga Policia e Kosovës, ndërsa gjatë viteve të fundit nuk është lejuar të futen flamuj të Serbisë apo simbole të tjera kombëtare, përveç atyre kishtare, pasi përkujtimi organizohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe në nderim të betejës së vitit 1389 kundër ushtrisë osmane.
Gjatë shënimit të Vidovdanit, shpesh kanë ndodhur edhe arrestime, nën akuzën e “nxitjes së urrejtjes fetare dhe kombëtare”.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?