U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin
Gjykata e Korçës shpalli këtë të hënë fajtor 21-vjeçarin Dritson Kurti, por megjithatë ai u lirua nga burgu dhe do të jetë në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.
I riu 21 vjeçar u arrestua vitin e kaluar, pasi bashkëjetuesja e tij në atë kohë 13-vjeçare solli në jetë një fëmijë.
Kurti u dënua për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, pas kërkesës së Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, e cila kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 7 vite burg ndërsa më aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 4.8 vite.
Po vetë organi i akuzës i kërkoi gjykatës pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg dhe vendosjen e Kurtit në shërbim prove për 5 vite.
Pala mbrojtëse pretendoi pafajësinë, duke argumentuar se marrëdhënia ishte pjesë e traditës së komunitetit rom, ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.
Lirimi i 21-vjeçarit nga burgu është pritur me emocione nga gjyshja, bashkëshortja dhe vetë Dritson Kurti.
Pas 9 muajsh në burg, i riu nga komuniteti rom mori në krah dhe puthi për herë të parë fëmijën e tij.
Pas 9 muajsh burg, i riu nga Korça puth fëmijën e tij
Gjykata e Korçës liroi nga burgu Dritson Kurtin, 21 vjeç, i arrestuar 9 muaj më parë për marrëdhënie me të mitur. Ai u dënua me 5 vite shërbim prove.
Kurti dhe bashkëshortja e tij i përkasin komunitetit rom pic.twitter.com/TJ5WSAcoAv
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 16, 2025
Gjatë 5 viteve të periudhës së shërbimit të provës, 21-vjeçari Dritson Kurti nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Në të kundërt, ai do të përballet sërish me drejtësinë, përfshirë edhe vuajtjen e dënimit të pezulluar gjatë kësaj kohe.

Avokati i Dritson Kurtit, Enea Cenko, u shpreh se klienti i tij nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Korçës, pasi sipas tij, Kurti duhej të shpallej i pafajshëm.
“Gjykata e Korçës ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke zbatuar nenin 59 të Kodit Penal. E ka dënuar me 5 vite shërbim prove. Duhet theksuar se ky vendim nuk na kënaq, sepse unë vazhdoj të deklaroj që Dritson Kurti është i pafajshëm,” tha Cenko.
Ai theksoi se çështja nuk është ngritur me kallëzim nga bashkëjetuesja e mitur, por si procedim i nisur kryesisht nga prokuroria.
“Dua ta ritheksoj këtë, sepse nuk duhet të kënaqemi me nenin 59. Një pjesë e mirë e këtij komuniteti të nderuar në Shqipëri – që punojnë, respektojnë kulturën dhe njerëzit – kanë tradita ku martesa bëhet që në djep. Baballarët lidhen me njëri-tjetrin dhe martojnë fëmijët që të vegjël. Kjo është kultura e tyre dhe duhet ta respektojmë. Gjithsesi, kjo është një mundësi që Dritsoni t’i bashkohet familjes, të jetë pranë vajzës së tij të mitur, të cilën ende nuk e ka gëzuar plotësisht,” vijoi avokati.
Më tej, Cenko paralajmëroi ndjekjen e çështjes në instancat ndërkombëtare:
“Do të konsultohem me Dritsonin dhe, nëse vendosim ta ndjekim më tej këtë proces, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar pafajësinë e tij të plotë. Ai është i pafajshëm. 70-80% e këtij komuniteti ndodhen në të njëjtat kushte,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera