Policia e Korçës arrestoi Dritson Kurtin, komuniteti rom proteston për lirimin e tij
Për herë të dytë, komuniteti rom ka protestuar sot para Gjykatës së Korçës në mbështetje të Dritson Kurtit, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Sipas familjarëve, Kurti, 21 vjeç, prej disa kohësh kishte një marrëdhënie martesore me një vajzë 14 vjeçare dhe së bashku kishin sjellë në jetë një fëmijë disa muaj më parë.
Për shkak të kësaj marrëdhënieje, Dritson Kurti u arrestua nga Policia e Korçës, ndërsa Prokuroria e Rrethit ka kërkuar 25 vite burg për të riun. Familjarët dhe përkrahësit e tij sot shprehën mendimin se ai është arrestuar padrejtësisht, duke theksuar se në traditën e komunitetit rom janë të pranuara martesat në moshë të re.
Avokati i Kurtit, Gentian Sejrani, ka deklaruar se çështja është dorëzuar për shqyrtim në Prokurorinë e Tiranës, pasi hetuesit janë transferuar në kryeqytet. Sipas tij, kjo është një mundësi për të kërkuar rikualifikimin e veprës penale.
Në seancën e sotme, kanë dëshmuar edhe bashkëjetuesja e 21-vjeçarit, si dhe përfaqësues të komunitetit rom, të cilët kërkuan lirimin e Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Big Bosi ka mbi 100 mln”- Dumani tregon tentativën për të vrarë “njeriun” e Haxhisë
- Tentoi të vjedhë në një pikë këmbimi valutor i armatosur, në kërkim autori
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues