Tentoi të vjedhë në një pikë këmbimi valutor i armatosur, në kërkim autori

20 Mars 2025 | 12:41

Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të një personi i cili dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor. Gjatë tentativës së tij për vjedhje, autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026