“Big Bosi ka mbi 100 mln”- Dumani tregon tentativën për të vrarë “njeriun” e Haxhisë

20 Mars 2025 | 13:03

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt këtë të enjte seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Nuredin Dumani vazhdoi dëshminë e tij. Ai dha detaje për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, por tregoi dhe një tentativë vrasjeje ndaj kunatit të motrës së Besmir Haxhisë.

Dumani përshkroi se si kishte informuar Erjon Alibeun lidhur me përfshirjen e Eljo Bitrit në vrasjen e Dorjan Shkozës. Ai po ashtu përmendi se Florenc Çapja i kishte dhënë një makinë për të realizuar atentatin, një Benz blu pa xhama të zi, të cilën e kishte marrë si hua nga Çapja dhe e përdori për vrasjen. Dumani tha se Ccapja kishte parë ngjarjen në televizor kur makina e djegur e viktimës ishte gjetur dhe i kishte shkruar në aplikacionin Sky Ecc.

Ai gjithashtu tregoi për një takim të mëparshëm me Anxhelo Avdinë në një kafene të quajtur “Kafe Mevlani”, ku qëndruan së bashku për rreth 30 minuta, para se të largoheshin. Pas takimit, Dumani tha se ka pasur informacione që Dorjan Shkoza ishte larguar nga servisi i tij për një moment, përpara se të realizohej atentati.

Në dëshminë e tij, Dumani përmendi një tjetër ngjarje të rëndësishme, tentativën për vrasjen e kunatit të motrës së Besmir Haxhisë. Ai shpjegoi se Dashnor Dumani dhe Altin Ndoçi ishin të angazhuar në këtë atentat, ku do të merrnin një shumë prej 60 mijë paund për ekzekutimin e planifikuar. Dumani theksoi se ai vetë do të ishte “pritësi” në këtë operacion, ndërsa Altini do të ishte ekzekutori dhe Dashnori shofer.

“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoçi do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, ndërsa unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja çanta me makinë. Nga gjendja ekonomike në atë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milion në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ia dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky person punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026