Akademia politike e PS: Lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, leksione dhe nga Rama
Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në 11 maj.
Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.
Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Rama.
Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.
Modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj:
- Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit
Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi- Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.
- Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit
Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu- Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
- Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare
Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka- Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.
- Moduli 4 – Komunikimi Politik
Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi- Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.
- Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030
Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi- Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.
Sipas partisw Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet