Paguan para për të liruar Albi Fejzullain, SPAK mbyll hetimet ndaj 4 të pandehurve

18 Qershor 2025 | 12:13

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me ndërhyrje të paligjshme në një procedim penal për tentativë vrasjeje në Dibër.

Në qendër të hetimeve është ngjarja e ndodhur më 10 janar 2020 në fshatin Herbel të Dibrës, ku shtetasi Albi Fejzullai akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Elton Lleshi.

Sipas SPAK, pas ndalimit të autorit, disa persona kanë ndërhyrë për të ndikuar në hetim. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergest Dobi, dyshohet se ka marrë para në mënyrë të përsëritur nga shtetasit Irfan Fejzullai dhe Bledar Hoxha, me qëllim favorizimin e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, Bledar Hoxha akuzohet se ka ndërhyrë për të organizuar një marrëveshje pajtimi mes autorit dhe viktimës, në këmbim të pagesës. Ndërkohë, Ergest Dobi, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, dyshohet se ka fshehur prova, ka ndërprerë përgjimet pa autorizim dhe ka manipuluar veprime hetimore.

Në listën e të pandehurve është edhe shtetasi Irfan Fejzullai, i afërm i autorit të dyshuar, i cili akuzohet për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë.

SPAK thotë se veprimet e këtyre personave kanë pasur për qëllim shmangien e ndëshkimit penal për autorin e krimit dhe kanë cenuar rëndë integritetin e hetimit.

Tashmë, dosja i është kaluar për gjykim Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të pandehurit në këtë çështje janë:

  • Shuaip Cami (1960), ish-oficer i policisë gjyqësore në Dibër, akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,
  • Flamur Kurti (1962), banues në Tiranë, i akuzuar për “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë”,
  • Fluturim Bajrami (1975), banues në Itali, akuzohet për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
  • Aldo Puca (1980), ish-oficer i policisë gjyqësore, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026