Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme: 3 mbërrijnë në Tiranë…

18 Qershor 2025 | 12:57

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka dhënë një përditësim mbi rastin e 5 shqiptarëve të cilët janë nisur nga Izraeli drejt Shqipërisë.

Hasani nënvizon se është ndjekur me kujdes dhe vëmendje çdo hap për kthimin e sigurtë të tyre. Tre prej shqiptarëve janë kthyer në Tiranë, një tjetër pritet të mbërrijë sot, ndërsa shqiptari i pestë do të qëndrojë në Greqi.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shkruan Igli Hasani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026