Derbi vendimtar i kryeqytetit, Partizani dhe Tirana luajnë fatet e sezonit në takimin direkt

12 Maj 2021 | 12:36

Java e 33-të rezervon përballjen më të shumëpritur të futbollit shqiptar, Partizani-Tirana.

Në Air Albania, dy ekipet e kryeqytetit do të matin forcat për të katërtën herë këtë edicion, në kushte ku suksesi është i domosdoshëm për secilën skuadër për arritjen e objektivave. Te Partizani duan të largojnë presionin, duke mos e konsideruar si ndeshjen më vendimtare të sezonit.

 “Nuk mund të them se është udhëkryq, por është një bonus i madh marrja e tre pikëshit në derbi. Nëse shikojmë përballjet që kemi ne, edhe rivalët e tjerë kanë përballje direkte. Çdo fitore të jep entuziazëm, por besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm ky tre pikësh. Çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi,” – u shpreh trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Te Tirana e dinë rëndësinë e kësaj përballje, me trajnerin Orges Shehi, i cili shpalos dhe objektivin që ka skuadra e tij.

 “Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore,” – deklaroi Shehi.

Kur janë luajtur 32 javë kampionat, Partizani ndodhet në vendin e dytë me 58 pikë, ndërsa bardheblutë janë të pozicionuar në vendin e pestë me 53 pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026