Shtohen urgjencat nga vapa. Brataj: Kujdes nga dehidratimi

19 Qershor 2025 | 17:16

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë ndikuar në përkeqësimin e disa sëmundjeve, kjo është reflektuar edhe me thirrjet në drejtim të Urgjencës kombëtare, të cila ka qenë ndjeshëm më të larta në qershor.

 ‘Qershori ka një rritje të numrit gati 20 thirrje më shumë në ditë se sa vetë muaji Maj për problematika që janë të lidhura me vapën”,-tha Skënder Brataj.

Por cilat janë problematikat shëndetësore më të shprehura në këtë periudhë veçanërisht tek fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

 “Janë dehidratimi për shkak të temperaturave, dëmtimet nga dielli, gastroenteritet, temperaturat, dermatitet, otitet”,-tha shefi i urgjencës, Brataj.

Gastroenteritet apo siç njihen në gjuhën popullore viroza me bark e të vjella, janë ato që mbizotërojnë, dhe që shpesh tentojmë ti ndalojmë pa e ditur që po bëjmë gabim.  

Mos tento të ndalosh diarrenë ditën e parë, qoftë fëmijë apo i rritur, që të eliminoje toksinat apo agjentin që e ka shkaktuar , virusi ose mikrobi dhe pastaj ti bëj një rehidratim për të zëvendësuar likidet dhe kripërat që humbasim nëpërmjet diarresë të vjellave dhe djersitjes”,-u shpreh Brataj.

Konsumimi i lëngjeve dhe ujit është një domosdoshmëri gjatë verës.

“Duke ditur që fëmija nuk kërkon, duhet të jemi ne të kujdesshëm që ti japin atë sasi likidesh, po ashtu dhe tek moshat e treta fakti që ulet metabolizmi nuk kemi etje. Por sigurisht organizmi e do atë sasi uji, pra atë shishen gjysmë litri, ta dimë sa ka pirë, 3 –4 shishe në ditë dhe shpesh nga pak por duhet që në harkun e 24 orëve ne ti marrim ato”,-u shpreh shefi i urgjencës.

Ndërsa duhet të konsumojmë sa më shumë fruta, perime dhe ushqime të lehta, kujdes duhet

 “Nëse ne e marrim një ushqim e nxjerrim dhe nuk e mbarojmë e fusim prap dhe e nxjerrim, sigurisht që është një burim I depozitimit të mikrove që do na shkakotjnë gastreneterite me diarre te vjella, marrje mendsh ulje tensioni e kështu me radhë”,-tha Brataj.

Mjekët apelojnë që të shmangen daljet në orët e pikut veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026